Një bisedë mes banorëve mori kthesë krejt të papritur dhe u shndërrua në momentin më të komentuar të ditës. Teksa po diskutohej për fejesat, Hygerta e pyeti drejtpërdrejt Eljonën nëse kishte qenë ndonjëherë e fejuar, pasi – sipas asaj që u tha në shtëpi – një gjë e tillë ishte përmendur më herët nga Klodi.
Pyetja e vendosur në mes të banorëve solli një heshtje të menjëhershme dhe gjithë vëmendja u përqendrua te përgjigjja e Eljonës. Ajo mohoi të kishte qenë e fejuar, por në të njëjtën kohë tregoi se kishte pasur një lidhje që në moshën 13-vjeçare, e cila kishte zgjatur rreth tre vite. Deklarata u bë edhe më e fortë kur u kuptua se familja e saj kishte qenë në dijeni të kësaj marrëdhënieje.
Atmosfera ndryshoi në sekonda. Banorët mbetën të shtangur, ndërsa reagimet në fytyrat e tyre treguan qartë se rrëfimi kishte prekur një temë shumë të ndjeshme dhe të papritur për të gjithë. Biseda që nisi si një pyetje e thjeshtë u kthye në një nga momentet më të forta të spektaklit, duke ndezur diskutime të gjata mes tyre.
Menjëherë pas transmetimit, rrjetet sociale shpërthyen. Klipi po qarkullon me shpejtësi, ndërsa ndjekësit e formatit e kanë vendosur Eljonën në qendër të vëmendjes, duke e kthyer këtë deklaratë në një nga temat më virale të momentit.






Leave a Reply