Gjatë qëndrimit të saj në Big Brother VIP Kosova, rrjetet sociale u mbushën me aludime për Dolce. Disa pretendonin se ajo kishte gënjyer për moshën, duke e bërë 40 vjeçe dhe madje duke aluduar se ishte edhe “nënë e fshehtë”.
Megjithatë, edhe pas përfundimit të spektaklit, pyetjet dhe dyshimet nga publiku nuk kanë munguar.
Sa i përket thashethemeve për fëmijë, ish-banorja u përgjigj shumë qartë:
“Nuk kam.”
E pyetur pse u përhapën këto aludime në rrjet, Dolce i cilësoi të gjitha si “llafe koti”, duke i dhënë fund njëherë e përgjithmonë kësaj historie që kishte qarkulluar për javë të tëra në internet.





