A pritet të rikthehet Alba në BBVK? Gazetarja zbulon…

Posted by

Vendimi i ish-banores së Big Brother VIP Kosova, Albës, për t’u mbuluar brenda shtëpisë më të famshme në vend, shkaktoi reagime të shumta dhe debat të gjerë në opinionin publik.

Megjithatë, situata ndryshoi shpejt, pasi Alba vendosi të largohej vullnetarisht nga gara, duke lënë të hapura shumë pikëpyetje rreth vazhdimit të rrugëtimit të saj në BBVK.

“Prej Albës asgjë nuk më duket e papritur, sepse ajo e ka dëshmuar se është një lojtare e paparashikueshme dhe e gatshme të bëjë gjithçka për të marrë vëmendjen e publikut. Ekziston mundësia që Alba të rikthehet, por ende nuk dihet nëse si banore apo vetëm si mysafire”, u shpreh Nitaj.

Mbetet të shihet nëse produksioni i BBVK do ta rikthejë Albën në shtëpi dhe në çfarë forme do të ndodhë ky rikthim.