Abdixhiku pas takimit me Osmanin: Flet për datën zyrtare për zgjedhjet

Posted by

Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur pas takimit konsultativ me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve.

Abdixhiku bëri të ditur se gjatë takimit janë zhvilluar diskutime rreth afateve kushtetuese, por se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar për datën e zgjedhjeve.

 

“Diskutime zyrtare për datën e zgjedhjeve. Kurdo që Presidentja e vlerëson, për afatin kushtetues të rregullt brenda parashikimeve kushtetuese”, u shpreh Abdixhiku para mediave.

Takimi i thirrur nga presidentja Osmani është pjesë e konsultimeve me krerët e partive politike pas shpërndarjes së Kuvendit, ku pritet të diskutohet për hapat e radhës drejt organizimit të zgjedhjeve të reja në vend.