Tensionet në shtëpi janë rritur ndjeshëm pas deklaratës së fortë të Elijonës drejtuar Klodit.
Gjatë një debati të fundit, ajo e akuzoi hapur duke i thënë: “Ke pasur frikë nga Dolce, ajo dinte diçka për ty”, duke lënë të nënkuptohet se ekziston një prapaskenë që nuk është bërë ende publike.
Kjo deklaratë e ka vendosur Klodin në një pozitë të vështirë, ndërsa situata mes tyre është bërë edhe më e tensionuar. Ai nuk e ka pranuar pretendimin, duke u përpjekur ta minimizojë akuzën dhe ta kthejë debatin në drejtim tjetër.
Me finalen që po afrohet, përplasjet e tilla po ndikojnë drejtpërdrejt në dinamikën e lojës dhe në perceptimin e publikut për banorët. Mbetet të shihet nëse kjo deklaratë do të ketë pasoja të mëtejshme brenda shtëpisë.






Leave a Reply