Akuza të forta pas diss-it: Met Elshani shpërthen ndaj Mozzik-ut

Posted by

Pas publikimit të këngës “Diss”, në të cilën Mozzik ironizon ish-menaxherin e tij Met Elshani për ndarjen e fitimeve 70% me 30%, reagimi i këtij të fundit nuk ka munguar.

Në një postim në rrjetet sociale, Met Elshani ka hedhur akuza të ashpra ndaj reperit, duke e kaluar konfliktin nga muzika në një përplasje personale.

Ai ka rikthyer në vëmendje edhe një ngjarje të vjetër, duke pretenduar se Mozzik po përpiqet t’ia hedhë fajin ish-bashkëshortes për veprime që, sipas tij, i kanë kryer së bashku.

Ndër akuzat më të rënda, Elshani përmend edhe “vjedhjen e kursimeve të një gruaje të moshuar”, duke deklaruar se kjo ngjarje ka përfunduar në mënyrë tragjike, ndërsa reperi vazhdon të paraqitet para publikut si “djali i mirë”.

Përplasja mes dy ish-bashkëpunëtorëve duket se ka arritur në një pikë pa kthim, duke zbuluar prapaskena që më parë nuk ishin të njohura për publikun.

Mbetet të shihet nëse Mozzik do të reagojë ndaj këtyre akuzave në ditët në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *