Alarm te Kosova! Edon Zhegrova në dyshim para ndeshjes – rrezikon edhe play-offin?

Posted by

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, publikoi listën për ndeshjen e play-offit të 26 marsit ndaj Sllovakisë, ku pjesë ishte edhe ylli i krahut, Edon Zhegrova.

Por lajmet e fundit nga Italia kanë ngritur shqetësime serioze për gjendjen e tij fizike.

Sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport dhe Calciomercato, lojtari ka pësuar lodhje muskulore në orët e fundit, duke e vënë në dyshim për ndeshjen e radhës me klubin e tij, Juventus.

Burimet bëjnë të ditur se ngarkesa e lartë në stërvitje ka ndikuar në gjendjen e tij, ndërsa stafi mjekësor po e monitoron nga afër për të shmangur ndonjë dëmtim më serioz që mund ta lërë jashtë për një periudhë më të gjatë.

Aktualisht, ekziston mundësia që Zhegrova të mos jetë në formë për të startuar, ndërsa po shqyrtohet nëse ai mund të jetë të paktën në stol. Vendimi final pritet të merret pak para ndeshjes.

Ky zhvillim vjen në një moment jo të mirë për Kosovën, pasi në listën e Franco Foda mungojnë edhe dy emra të rëndësishëm si Amir Rrahmani dhe Leon Avdullahu.

Nëse konfirmohet mungesa e Zhegrovës, do të ishte një goditje e rëndë për përfaqësuesen në prag të një ndeshjeje vendimtare.