Alaudini e vë përballë Londrimin në Post Big Brother: “Pse je stepur gjatë Prime-ve?”

Posted by

Gjatë emisionit Post Big Brother, Alaudini e ka pyetur drejtpërdrejt Londrimin për qëndrimin e tij gjatë Prime-ve, duke lënë të kuptohet se ai shpesh është treguar i rezervuar në shprehjen e mendimeve.

“Pse je stepur gjatë Prime-ve, duke pasur konsideratë shumë për banorët e tjerë dhe duke mos i thënë troç mendimet që i ke pasur për ta? Mua më është dukur sikur po e penalizon veten,” ishte pyetja e Alaudinit.

Londrimi u përgjigj duke theksuar se natyra e tij emocionale e ka bërë shpesh të tërhiqet kur është lidhur me banorët.

“Unë jam ai personi që në çdo marrëdhënie, kur lidhem emocionalisht me dikë, e kam shumë problem me e lëndu. Dhënia e mendimeve troç mund të lëndojë. Ama me kohën e kom kuptu që ma mirë është me u çliru, me thanë atë që e mendon, e në fund të ditës me zgjedh a don me pas raport me atë person a jo,” u shpreh ai.

Deklarata e tij në Post Big Brother ka nxitur reagime të shumta, pasi prek një nga temat më të diskutuara të këtij edicioni: a e ka dëmtuar Londrimi veten duke zgjedhur butësinë në vend të përballjes së drejtpërdrejtë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *