Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, ka reaguar mbrëmë për herë të parë lidhur me raportin e saj me Limin.
Megjithëse nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë nëse janë apo jo bashkë, Alba zgjodhi të flasë në mënyrë më të tërthortë për përjetimet e saj.
Deklarata e saj ka lënë hapësirë për interpretime, duke mos konfirmuar qartë statusin e raportit me Limin.
Përtej kësaj, Alba pati edhe një mesazh motivues për vajzat që mund të jenë duke kaluar situata të ngjashme:
“Për të gjitha femrat dua vetëm diçka: në rast se jeni në momentet siç kam kaluar unë, dua t’ju them besoni brenda vetes, sepse ditë më të mira kanë për të ardhur për të gjitha.”
Fjalët e saj u interpretuan si një reflektim personal, por edhe si një thirrje për forcë dhe vetëbesim.





