Alba Pollozhani, një nga emrat më të komentuar të këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova, ka reaguar ashpër pas publikimit të një videoje ku pretendohet se ajo ka përdorur telefon brenda shtëpisë.
Përmes rrjeteve sociale, Alba ka mohuar kategorikisht akuzat, duke i cilësuar ato si të pabaza dhe fyese ndaj inteligjencës së saj dhe strategjisë që ka ndjekur në lojë.
“Po të kisha pasur akses në botën jashtë, do ta dija saktësisht mbështetjen që kam dhe do të veproja ndryshe,” – ka lënë të kuptohet ajo, duke theksuar se nuk ka pasur nevojë për hile për të arritur deri këtu.
Me tone të forta dhe plot ironi, Alba ka deklaruar se suksesi i saj në shtëpi ka ardhur si rezultat i besimit në vetvete, energjisë pozitive dhe qëndrueshmërisë përballë presionit.
Nuk kanë munguar as thumbat ndaj ish-banorëve, të cilët ajo i ka akuzuar se “kanë shitur shpirtin për pak famë dhe para”, deklaratë që ka ndezur menjëherë reagime të shumta në rrjet.
Ajo ka bërë thirrje për reflektim, duke paralajmëruar se çdo veprim ka pasoja dhe se askush nuk duhet të cënojë integritetin e saj me akuza të pabazuara.
Drama rreth saj duket se nuk po zbehet, ndërsa publiku mbetet në pritje të një reagimi zyrtar nga produksioni. Një gjë është e sigurt: Alba Pollozhani nuk ka ndërmend të heshtë.






Leave a Reply