Alba Pollozhani sqaron vendimin për mbulim: “Nuk është thjesht një shamí, është përgjegjësi”

Posted by

Alba Pollozhani sqaron vendimin për t’u mbuluar pas deklaratës në Big Brother VIP Kosova. Ajo thekson se është një proces shpirtëror që kërkon kohë dhe përgjegjësi.

Pas deklaratës së saj në Big Brother VIP Kosova, ku tha se kishte vendosur të mbulohej sipas ritualeve muslimane, ish-banorja Alba Pollozhani ka reaguar sërish për të qartësuar rrugëtimin e saj shpirtëror.

Ajo thekson se feja ka qenë gjithmonë pjesë e jetës së saj, por një hap i tillë kërkon përgatitje të brendshme dhe vetëdije të plotë. Sipas Albës, vendimi për t’u mbuluar nuk është diçka që merret me nxitim, por një proces që duhet ndërtuar me kujdes.

 

 

Në reagimin e saj, ajo zbuloi se është konsultuar me persona që përfaqësojnë fenë me dinjitet dhe se këshilla që ka marrë ka qenë e qartë: çdo gjë duhet bërë “hap pas hapi”.

“Shamija nuk është vetëm një mbulesë, por një përgjegjësi shpirtërore”, është shprehur ajo, duke lënë të kuptohet se dëshira e saj është e sinqertë, por kërkon kohë dhe përkushtim.

Me këtë sqarim, Alba duket se i ka dhënë fund spekulimeve, duke treguar se rrugëtimi i saj është personal dhe po zhvillohet me maturi, larg presionit publik.