Alba Pollozhani uron ndjekësit me foto me shami brenda një xhamie pas muajit të shenjtë

Posted by

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar ndjekësit e saj pas përfundimit të muajit të shenjtë dhe iftareve të fundit. Ajo publikoi një kolazh fotosh ku shfaqet me fustan elegant dhe shami brenda një xhamie, duke krijuar një imazh estetik dhe festiv.

Megjithatë, ndjekësit vënë re se fotot janë të krijuara qartësisht me inteligjencë artificiale, pasi tiparet nuk përputhen saktësisht me të vërtetën. Komentet kanë vërshuar menjëherë në profilin e saj, duke theksuar diferencat midis botës virtuale dhe realitetit.

Alba ka shpjeguar më parë se vendimi për mbulesën është shtyrë pas daljes vullnetare nga shtëpia e BBVK4. Pas konsultimeve me hoxhallarë dhe njerëz të fesë, ajo vendosi që ky hap shpirtëror të merret gradualisht dhe pa nxitim. Mesa duket, derisa mbulimi të realizohet në jetën reale, ajo ka zgjedhur të bëjë hapin e parë në botën virtuale, përmes fotove të gjeneruara nga AI.