Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur Albulena Haxhiun në postin e kryetares së re të Kuvendit.
Në votimin e zhvilluar në seancë plenare, Haxhiu mori 66 vota pro, 42 kundër dhe 8 abstenime, duke siguruar shumicën e nevojshme për të marrë drejtimin e institucionit më të lartë legjislativ në vend.
Me këtë votim, përmbyllet një tjetër etapë e konstituimit të institucioneve, ndërsa pritet që Kuvendi të vazhdojë me procedurat e tjera parlamentare në ditët në vijim.





