Pas zhurmës së madhe që shkaktoi dasma e improvizuar në Big Brother VIP Kosova, më në fund ka reaguar e dashura e Klodit, Alice Maselli.
E përballur me komente të shumta dhe mesazhe negative në rrjet, ajo vendosi të sqarojë publikisht situatën, sidomos për afrimitetin e shumëpërfolur mes Klodit dhe Elijonës.
Megjithatë, ajo dha edhe një lajm që befasoi ndjekësit: nuk do të mund të jetë fizikisht e pranishme në finalen që do të mbahet në Prishtinë.
Me deklaratën e saj të prerë “Do ta mbështes Klodin”, Alice i dha fund aludimeve për krizë në çift, duke konfirmuar publikisht besimin dhe mbështetjen e plotë ndaj partnerit të saj.





