Alice Maselli “zbarkon” papritur në Prishtinë – Çfarë pritet të ndodhë sonte me Klodin pas finales?

Posted by

Kur dukej se gjithçka ishte e qetë, situata mori një kthesë të papritur. Alice Maselli, e dashura e finalistit të Big Brother VIP Kosova, ka udhëtuar sot urgjent drejt Prishtinë, e shoqëruar nga nëna e saj.

Pak ditë më parë, ajo ishte shfaqur e qetë dhe e sigurt, duke minimizuar afrimitetin mes Klodit dhe Elijonës dhe duke theksuar se beson në miqësinë djalë-vajzë. Por lëvizja e fundit ka ngritur shumë pikëpyetje.

A është ky një udhëtim thjesht për mbështetje në natën më të rëndësishme të spektaklit? Apo pritet një përballje ballë për ballë mes çiftit, larg kamerave, për të sqaruar gjithçka që ka ndodhur gjatë 103 ditëve në shtëpi?

 

 

Burime pranë produksionit flasin për një atmosferë të tensionuar në prapaskenë, ndërsa publiku po pret me kureshtje të shohë çdo detaj nga finalja.

Një gjë është e sigurt: pas fikjes së dritave të spektaklit, historia mund të marrë një drejtim krejt tjetër.