,

Ambasada e Republikës së Kosovës në Riad: Arabia Saudite kërkon lista emërore për pajisje me viza emergjente

Posted by

Ambasada e Republikës së Kosovës në Riad ka njoftuar se autoritetet e Arabia Saudite kanë vendosur një procedurë të re për të lehtësuar hyrjen e shtetasve të huaj në territorin saudit, me qëllim tranzitin dhe kthimin e tyre në vendet e origjinës.

Sipas njoftimit, Ministria e Punëve të Jashtme e Arabisë Saudite ka kërkuar nga shtetet përkatëse që të dorëzojnë lista me emrat e qytetarëve, të dhënat e pasaportave dhe destinacionet e tyre të udhëtimit.

Kjo masë prek shtetasit që aktualisht ndodhen në vende si Kuvajti, Bahreini, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Omani, të cilët mund të kenë nevojë për kalim tranzit përmes Arabisë Saudite.

Qëllimi i kësaj procedure është pajisja e tyre me viza emergjente hyrëse, në mënyrë që të mundësohet kthimi i sigurt në vendet përkatëse.

Ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që ndodhen në këto shtete dhe kanë nevojë për asistencë, të kontaktojnë përfaqësinë diplomatike për udhëzime të mëtejshme lidhur me procedurat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *