Anulohet televotimi: Zarf i zi në shtëpinë e BBV 5

Posted by

Shtëpia më e famshme në Shqipëri është përfshirë sot nga tensioni pas vendimit të Vëllait të Madh për të dërguar një zarf të zi, që solli anulimin e televotimit aktual në Big Brother VIP 5.

Shkak për masën e ndërmarrë nga produksioni u bë mosbindja e grupit të Gretës, i cili refuzoi të marrë pjesë në provat e sfidës së kërcimit. Teksa ra gongu për të nisur sfidën, Baby G njoftoi se do të përgatitej për të ngrënë më parë, gjë që ndezi debat brenda grupit dhe shpërfillje ndaj urdhrit të Vëllait të Madh.

Ndërkohë, grupi i Selin shpallet automatikisht fitues i sfidës së kërcimit dhe do të performojë live gjatë spektaklit të madh. Vëllai i Madh rikujtoi se autoriteti i tij nuk mund të injorohet dhe se mosbindja ndaj urdhrave të tij sjell pasoja për banorët.