Kryesuesja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se i ka dorëzuar Presidentes së Republikës së Kosovës propozimin për caktimin e Albin Kurtit si Mandatar për formimin e Qeverisë së re.
Përmes një njoftimi publik, Nagavci theksoi se ky veprim është bërë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe mbi bazën e rezultatit zgjedhor të 28 dhjetorit 2025.
“Faleminderit qytetarëve për besimin!”, ka shkruar Nagavci, duke paralajmëruar kështu hapat drejt konstituimit të Qeverisë Kurti 3.
Tashmë pritet vendimi i Presidentes për dekretimin e mandatarit dhe nisja zyrtare e procedurave për votimin e qeverisë në Kuvend.





