Ardian Bujupi bëhet baba i një djali – zbulohet gjinia e bebit

Posted by

Pak kohë pasi ndanë me publikun lajmin e bukur se po bëhen prindër për herë të parë, këngëtari Ardian Bujupi dhe bashkëshortja e tij Fjolla Fetinci kanë zbuluar edhe një tjetër surprizë për ndjekësit.

Çifti ka konfirmuar gjininë e bebit që po presin dhe përgjigjja është: djalë.

 

 

Postimi u mbush menjëherë me qindra komente dhe urime nga miqtë, kolegët dhe fansat e çiftit.

Kujtojmë se Ardiani, i cili gjithmonë e ka mbajtur jetën private larg vëmendjes së mediave, u martua në fshehtësi me Fjollën dhe e prezantoi atë publikisht vetëm në vjeshtën e vitit 2024. Në shkurt të këtij viti, çifti konfirmoi edhe pritjen e ëmbël me mesazhin: “Mirë se vjen engjëlli ynë”.

Tani që është zbuluar edhe gjinia e bebit, dyshja duket më e lumtur se kurrë në këtë kapitull të ri të jetës së tyre.