Ardian Bujupi bëhet baba për herë të parë

Posted by

Këngëtari i njohur Ardian Bujupi ka ndarë me ndjekësit lajmin e bukur se do të bëhet baba për herë të parë. Ai publikoi një foto emocionale krah partneres së tij, Fjolla Fetinci, ku në sfond shihet ekoja e foshnjës.

Në përshkrim, Bujupi shkroi se nga dashuria e tyre po lind një jetë e re, duke hapur kështu një kapitull të ri në jetën personale. Menjëherë pas postimit, rrjetet sociale u mbushën me urime nga fansat dhe kolegë të estradës si Rina Balaj dhe Bardhi.