Një moment i veçantë dhe ndryshe është krijuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, ku banorët kanë surprizuar Labin me një këngë të personalizuar, të dedikuar posaçërisht për të.
Të mbledhur së bashku, banorët i kënduan Labit vargje të improvizuara, ku u përfshinë situata nga loja e tij, karakteri, debatet dhe momentet që ai ka krijuar gjatë qëndrimit në shtëpi. Kënga u prit me të qeshura dhe reagime të ndryshme nga banorët, duke sjellë një atmosferë më të lehtë pas tensioneve të ditëve të fundit.
Ky veprim u komentua edhe nga ndjekësit e formatit, të cilët e panë si një moment argëtues dhe ndryshe brenda lojës, në një fazë ku gara po bëhet gjithnjë e më intensive.





