E ftuar në Top Albania Radio, bashkëshortja e Mirit, Rabea Shahini, ka folur për rrugëtimin e bashkëshortit të saj në shtëpinë e “Big Brother VIP”, duke komentuar marrëdhëniet dhe debatet që ai ka pasur me banorët e tjerë, veçanërisht me Selin.
Sipas saj, bashkëpunimi mes Mirit dhe Selinit nuk mund të zgjasë pafund.
Rabea Shahini theksoi gjithashtu se për të, fituesi i këtij edicioni është Miri, ndërsa si konkurrentë të fortë përmendi Kristi, Brikenën dhe Selinin.
E pyetur se çfarë do t’i thoshte Mir-it nëse do t’i bënte një surprizë brenda shtëpisë së “BBV”, ajo u shpreh me emocione.
“Do t’i thosha që jam shumë krenare për të. Çuditem se si i përballon situatat dhe sa durim ka. E dua shumë dhe do i thoja të fokusohet te loja e tij. Para se të hynte, i kam thënë që nuk ka ardhur për pjesëmarrje, por për të fituar”, tha ajo.
Ajo shtoi se do kishte dëshirë të takonte edhe Baby G-në, duke e cilësuar si një banore që nuk ka hyrë në shtëpi për ta sulmuar Mirin.
Ndërsa për Selinin, Rabea Shahini u shpreh shkurt:
“Do ishte kënaqësi ta takoja një herë dhe i uroj gjithë të mirat. Nuk ka diçka të veçantë që do i thoja”.






Leave a Reply