BBVK paralajmëron: Sonte publikohen pamje të pa transmetuara nga festa

Posted by

Faqja zyrtare e Big Brother VIP Kosova 4 ka paralajmëruar se sonte, të premten, do të publikohen pamje që nuk janë transmetuar më herët, nga festa e mbajtur të mërkurën mbrëma brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, produksioni ka rritur kureshtjen e publikut, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një moment të rëndësishëm që ka mbetur jashtë transmetimit televiziv.