, ,

BE reagon pas thirrjes së Ramës ndaj Trumpit: Lejoni Hagën dhe Prokurorinë të punojnë pa ndërhyrje

Posted by

Pas thirrjes së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ndaj presidentit amerikan Donald Trump gjatë takimit të Bordit të Paqes në Uashington për gjyqin ndaj Hashim Thaçit në Hagë, Bashkimi Evropian ka reaguar duke theksuar rëndësinë e një procesi gjyqësor të paanshëm dhe të lirë nga ndërhyrjet.

Rama kërkoi nga Trump që të ndërhyjë për gjyqin, duke paralajmëruar se “gjëra të këqija mund të ndodhin përsëri”. Pas kësaj, kryeministri shqiptar pati një bisedë të shkurtër me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku u diskutua për situatën e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Një zëdhënës i BE-së për portalin tonë theksoi se vendimet e Kuvendit të Kosovës në vitet 2014-2015 për krijimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar (KSC/SPO) kanë pasur si qëllim sigurimin e një mjedisi të qetë, ku hetimet dhe gjykimet zhvillohen pa frikë dhe pa intimidim.

“Është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë të promovojë një mjedis të tillë pa intimidim dhe frikë. U bëjmë thirrje të gjitha palëve dhe interesuarve që ta lejojnë Prokurorinë dhe Dhomat e Specializuara të punojnë sipas mandatit të tyre, pa ndërhyrje”, ka theksuar zëdhënësi i BE-së.

Ai shtoi gjithashtu shqetësimin e BE-së për përpjekjet e palëve të treta që të përdorin këto procedura për të rishkruar historinë, duke nënvizuar nevojën për respektimin e procesit ligjor dhe të drejtave të të akuzuarve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *