Ylli me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka shkaktuar të qeshura dhe habi me deklaratën e saj të fundit në podcastin Overheard Happy Hour, ku foli hapur për një eksperiencë personale nga jeta sentimentale.
Këngëtarja tregoi se një ish-partner, me të cilin kishte qenë në lidhje për tetë muaj, rezultoi të ishte gay. Me shumë sportivitet, ajo pranoi: “Të gjithë e dinin, përveç meje!”, duke shtuar se miqtë dhe madje edhe nëna e saj e kishin kuptuar të vërtetën shumë më herët.
Sipas artistes, e vërteta doli në pah gjatë festave të Krishtlindjeve, duke i dhënë fund një romance që në fillim dukej si një histori “përrallore”.
Gjatë intervistës, Bebe foli edhe për zhgënjimet në dashuri, duke ironizuar idenë e dashurive perfekte si në përralla. Ajo theksoi se njerëzit nuk duhet të dashurohen pas “fluturave në bark”, sepse ato ndjenja me kohë zbehen.
Sot, ajo shprehet se ndihet më e fortë dhe më e qetë se kurrë, duke theksuar se arritja e saj më e madhe është të jetë një grua e pavarur dhe e lirë. Intervistën e mbylli me një dolli për veten — një mesazh i qartë vetëbesimi dhe reflektimi





