Eliminimi i Benita nga gara për finalen e Big Brother VIP Kosova ka shkaktuar reagime të forta jashtë shtëpisë.
Menaxhmenti i saj ka akuzuar publikisht produksionin për manipulim të votave, duke pretenduar se Benita – ose alternativisht Klodi – “do të digjeshin” për t’i hapur rrugë kalimit të Hygerta në finale.
Sipas reagimit të publikuar në Instagram, ekipi i Benitës pretendon se disponon të gjitha të dhënat e votimit dhe se e vërteta, sipas tyre, “do të dalë shumë shpejt në dritë”. Ata kanë lënë të kuptohet se posedojnë prova dhe se situata nuk do të mbyllet me kaq.
Postimi ka nxitur debat të madh në rrjete sociale, ku fansat janë ndarë në dy kampe: një pjesë që kërkon transparencë të plotë nga produksioni dhe një tjetër që beson se gjithçka është pjesë e lojës dhe dinamikave të formatit.
Deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga produksioni i BBVK lidhur me këto akuza.
A do të publikohen vërtet votat?






Leave a Reply