Eduard Kuçi ka ndarë me ndjekësit e tij mendimet për finalistët e Big Brother VIP Kosova 4. Ai thekson se ka raporte të mira me secilin prej tyre dhe nuk mund të favorizojë askënd.
“Përshëndetje të gjithëve, unë nuk e votoj askënd brenda. Ludon e kam që 20 vite shok, Elijona është shumë e mirë, me Londrën e kam mbret, edhe Klodin e kam mafi dhe me Hygertën kam kaluar mirë,” u shpreh ai.
Megjithatë, Kuçi ka një mesazh të qartë për fansat dhe finalistët: fituesi duhet të jetë ai që ka nevojë më së shumti për çmimin. “Ia uroj fitoren banorit që e meriton dhe që ka nevojë më së shumti, suksese të gjithëve. Kaq,” tha ai.





