Blero shpërthen pas sulmit ndaj Alaudin Hamitit: “Është shumë e ulët!”

Posted by

Këngëtari i njohur Blero ka reaguar ashpër pas sulmit fizik ndaj moderatorit Alaudin Hamiti, duke e cilësuar ngjarjen si një akt të ulët dhe të papranueshëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh se është i bindur që Policia e Kosovës do ta zbardhë rastin, ndërsa shtoi se sulmuesi mund të jetë “veç një naiv” i nxitur nga dikush me qëllime të liga.

 

 

Në fund të reagimit, Blero i ka shprehur mbështetje publike moderatorit me fjalët: “Ti je shembull bro”, duke e shoqëruar me një dedikim personal.

Reagimi i tij ka marrë vëmendje të madhe në rrjet, ndërsa shumë figura publike dhe ndjekës kanë dënuar aktin dhe kanë kërkuar zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes.