Ndërsa në skenën e Big Brother VIP Kosova po zhvillohej nata më e madhe e sezonit, dy emra të njohur munguan dhe zgjodhën një rrugë krejt tjetër.
Labinot Rexha dhe Eduard Kuçi u panë duke shijuar një kafe së bashku, ndërsa ishin “live” në TikTok, duke komentuar situatën dhe duke komunikuar me ndjekësit e tyre.
Mungesa e tyre në finale nuk kaloi pa reagime. Një pjesë e publikut e ka cilësuar këtë veprim si një bojkot të heshtur ndaj spektaklit, sidomos duke marrë parasysh që shumica e ish-banorëve ishin të pranishëm në mbrëmjen përmbyllëse.
A ishte kjo një mesazh i qartë ndaj produksionit, apo thjesht një zgjedhje për të shmangur vëmendjen e finales?
Debati tashmë ka nisur në rrjet – dhe ndjekësit janë të ndarë.





