“Çfarë po ndodh me të dashurën tënde?!” – Klodi trondit me përgjigjen, zbulohet takimi në Kosovë dhe biseda për Elijonën

Posted by

Drama jashtë shtëpisë duket se sapo ka filluar!

Gjatë Post Big Brother, Jonida e vuri Klodin në një pozitë të sikletshme me një pyetje direkte:
“Çfarë po ndodh me të dashurën tënde?”

Klodi pranoi se ka pasur komunikim me të pas daljes nga shtëpia, por la të kuptohet se gjërat nuk janë plotësisht të qarta.

“Kemi bisedu, po un besoj që kam pak nevojë për me marrë veten. Ajo ishte pak e bezdisur,” u shpreh ai.

Por surprizat nuk mbarojnë këtu!

U bë e ditur se e dashura e Klodit ka ardhur në Kosovë bashkë me familjarët e saj dhe kanë dalë për xhiro. Madje, sipas rrëfimit, Londrimi ka qenë ai që ka vozitur, ndërsa Klodi ka pasur një diskutim të gjatë me të dashurën.

Dhe tema kryesore e bisedës?
Elijona!

Kjo ka mjaftuar që rrjeti të “shpërthejë”, duke ngritur pikëpyetje të mëdha rreth trekëndëshit që vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes edhe pas përfundimit të BBVK.

A po rrezikohet lidhja e Klodit jashtë? A do të ketë një kapitull të ri mes tij dhe Elijonës?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *