Rreth një muaj më parë, pas Valentine’s Day, u zbulua identiteti i vajzës që i kishte rrëmbyer zemrën reperit të njohur Getinjo.
Era Berisha ishte emri që për herë të parë solli në publik një pjesë të jetës private të reperit, të cilën ai e kishte mbajtur larg syrit të mediave për vite me radhë. Në fillim, gjithçka dukej se po shkonte shumë mirë mes tyre, madje vetë Getinjo kishte ndarë edhe disa momente me të në rrjetet sociale – diçka mjaft e rrallë për artistin.
Megjithatë, kohët e fundit ndjekësit kanë vënë re një distancim të dukshëm mes dyshes. Kjo është reflektuar edhe në rrjetet sociale, ku interaksionet mes tyre janë zvogëluar dhe mungojnë postimet e përbashkëta që më parë tërhiqnin vëmendjen e fansave.
Sipas burimeve, mes çiftit ka një krizë në marrëdhënie, por nuk bëhet fjalë për një ndarje përfundimtare.
Mbetet për t’u parë nëse kjo situatë është vetëm një fazë e përkohshme për çiftin apo nëse marrëdhënia e tyre do të rikthehet sërish në normalitet. Ndërkohë, fansat vazhdojnë të ndjekin me vëmendje çdo lëvizje të Getinjo dhe Era Berisha në rrjetet sociale.





