“Dashuri që nisi para BBV” – DJ Gimbo rrëfen ndjenjat për Selin Bollati: “Pa të jam si peshku pa ujë”

Posted by

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, DJ Gimbo, ka folur hapur për jetën e tij sentimentale pas daljes nga shtëpia, duke zbuluar detaje që kanë habitur publikun.

Ai tregoi se pëlqimi për Selin Bollati kishte nisur që para hyrjes në reality show, madje pranoi se kishte hyrë në garë me synimin për t’ia shprehur ndjenjat.

“Që jashtë e kam pëlqyer. Kam ardhur me pëlqim dhe ja shpreha,” u shpreh ai.

Gimbo nuk i kurseu fjalët e mira për partneren, duke e cilësuar si një femër me karakter shumë të fortë dhe me një paraqitje që e përshkroi si “trup balerine”.

Ai e quajti marrëdhënien e tyre një “dashuri shpirtërore”, duke theksuar se lidhja mes tyre është më e thellë sesa ajo që publiku ka parë në ekran.

Megjithatë, largësia nga Selina duket se po i rëndon ish-banorit, i cili me humor tregoi:

“Pa Selin, ndihem si peshku pa ujë. Jam mësuar të zgjohem me Selin, tani zgjohem me Gjesti”.

Gjatë intervistës në Goca dhe Gra, ai zbuloi gjithashtu se tashmë është takuar edhe me familjen e Selinës, një hap që tregon se lidhja mes tyre po shkon drejt seriozitetit.

Madje, Gimbo përmbushi edhe një dëshirë të Selinës “live”, duke postuar një foto me unazë në Instagram, gjë që shtoi edhe më shumë dyshimet për një hap të ri në marrëdhënien e tyre.