“Dasmë në Big Brother!” – DJ Gimbo dhe Selin kurorëzohen sonte në shtëpi, ai shpërthen në emocione

Posted by

Surprizat nuk kanë të ndalur në Big Brother, pasi sonte në shtëpinë më të famshme do të zhvillohet një “dasmë”.

Çifti i përzgjedhur për këtë ceremoni simbolike janë DJ Gimbo dhe Selin, të cilët do të “kurorëzohen” para banorëve të tjerë.

 

 

“Është diqysh një emocion, një ndjenjë krejt ndryshe,” u shpreh ai me sinqeritet, duke treguar se po e merr shumë seriozisht këtë moment brenda lojës.

Madje, për ta mbyllur rrëfimin e tij me humor dhe entuziazëm, Gimbo shtoi: “DJ Gimbo po bëhet burrë!”

Dasma pritet të sjellë momente argëtuese dhe reagime interesante nga banorët e tjerë, ndërsa publiku mbetet kurioz të shohë si do të zhvillohet kjo ceremoni brenda shtëpisë së Big Brother.