Me nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit, dhimbja e mungesës ndihet edhe më thellë për familjen e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi.
Bashkëshortja e tij, Selvije Jao, ka ndarë në rrjetet sociale dy fotografi bardhë e zi, të shoqëruara me një mesazh prekës që ka emocionuar ndjekësit.
Mes emocioneve, Selvija ka bërë edhe një kërkesë të veçantë për besimtarët gjatë këtij muaji të shenjtë:
“Në lutjet tuaja këtë muaj, ju lutem mos e harroni edhe Shpatin. Një lutje për shpirtin e tij. Allahu e mëshiroftë.”
Në fund të mesazhit, ajo ka gjetur forcën të urojë të gjithë agjëruesit për një Ramazan të lehtë dhe të pranuar, duke dëshmuar se mes dhimbjes, besimi mbetet mbështetja më e madhe.





