Pamje të reja të kapura gjatë transmetimit të Big Brother VIP Kosova kanë hapur një valë diskutimesh mes ndjekësve të formatit. Në një nga momentet, vërehet një prizë me disa kabllo të lidhura në një hapësirë pranë derës, aty ku qëndronte një nga banorët, detaj që ka nxitur reagime të shumta online.
Ky element ka shtuar dyshimet e publikut, veçanërisht pas disa rasteve të mëhershme kur janë vërejtur objekte që, sipas ndjekësve, ngjajnë me pajisje të ndaluara brenda shtëpisë.
Këto zhvillime kanë ngritur pikëpyetje të shumta mbi mënyrën se si po zbatohet izolimi brenda shtëpisë, duke bërë që publiku të kërkojë më shumë sqarime nga produksioni i formatit.





