Edhe pse Big Brother VIP Kosova 4 është mbyllur me fitoren e Londrim Mekaj, vëmendja e publikut vazhdon të jetë te ish-banorët dhe zhvillimet e tyre pas daljes nga shtëpia.
Një nga dyshet që vazhdon të ngjallë më shumë kuriozitet është ajo mes Elijona dhe Klodi. Pas përfundimit të spektaklit, rrugët e tyre duket se janë ndarë përkohësisht, pasi Elijona është nisur drejt Gjermanis, ndërsa Klodi drejt Italis.
Ky detaj ka ngritur menjëherë dyshime dhe diskutime mes ndjekësve. Ende nuk dihet nëse kjo veshje iu dha gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi apo pasi përfundoi rrugëtimi televiziv.
Për momentin mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një zgjedhje të thjeshtë komode apo një detaj simbolik që mund të tregojë se lidhja mes tyre vazhdon edhe jashtë kamerave. Një gjë është e sigurt: fansat po ndjekin çdo lëvizje të tyre me shumë vëmendje.





