Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Benita Zena, e njohur për trendin e dhëmbëve me efekt diamanti, ka vizituar sërish klinikën ku realizoi këtë ndërhyrje estetike.
Ajo ka qenë në Doctor Smile, vendi që i dha pamjen unike që më pas u bë virale në rrjetet sociale. Në një video të publikuar, Benita u shpreh: “Krejt bota ka diskutuar për Doctor Smile”.
Gjatë qëndrimit të saj në BBVK, ajo kishte folur shpesh për këtë ndërhyrje, duke zbuluar detaje rreth teknikës së përdorur. Sipas saj, bëhet fjalë për një metodë të re që krijon reflektime të ngjashme me diamantin në sipërfaqen e dhëmbëve.
“Janë ato thyerjet si të diamantit dhe japin atë shkëlqim. Kur kam thënë që jam e para në botë që i kam bërë, u çuan të gjithë… derisa u bëra viral edhe në Kinë”, kishte treguar ajo.
Fenomeni i “dhëmbëve diamant” të Benita Zena ka kaluar kufijtë lokalë, duke u komentuar jo vetëm në Kosovë, por edhe në vende si Kina dhe SHBA, duke e kthyer atë në një nga figurat më të përfolura të këtij trendi.





