Dramë në 120 minuta! Galatasaray eliminon Juventusin 7-5 – Zhegrova shpërthen, por fati i kthen shpinën!

Posted by

Një super-ndeshje plot emocione, gola dhe përmbysje përfundoi me kualifikimin e Galatasaray, që kaloi tutje falë rezultatit të përgjithshëm 7-5 ndaj Juventus.

“Zonja e Vjetër” e nisi fuqishëm takimin dhe kaloi në epërsi me golin e Manuel Locatelli. Por gjithçka ndryshoi në minutën e 48-të, kur Lloyd Kelly u përjashtua me karton të kuq, duke e lënë Juventusin me 10 lojtarë.

 

Megjithatë, skuadra italiane reagoi në mënyrë fantastike me golat e Federico Gatti dhe Weston McKennie, duke e çuar ndeshjen në kohë shtesë.

Momenti kyç erdhi me inkuadrimin e Edon Zhegrova. I futur nga stoli, ai pati ndikim të menjëhershëm në aksionet ofensive, duke qenë protagonist në ndërtimin e dy golave.

 

 

Në minutën e 95-të, Zhegrova pati rastin ideal për ta vulosur fatin e Juventusit, por përballë portierit Uğurcan Çakır, topi përfundoi pranë shtyllës. Edhe në pjesën e dytë të kohës shtesë, pas një driblimi ndaj Eren Elmali, ai provoi sërish, por portieri turk reagoi në mënyrë fantastike.

Në fund, ishte Galatasaray që festoi kualifikimin, ndërsa ndeshja la një mesazh të qartë: trajneri Luciano Spalletti duhet t’i japë më shumë minuta Zhegrovës në ndeshjet e mbetura të Serie A.