Elijona Binakaj flet për herë të parë për Finemin: Ja e vërteta pas videos virale

Posted by

Një video që bëri xhiron e rrjeteve sociale gjatë kohës kur Big Brother VIP Kosova ishte ende në transmetim, ngriti shumë pikëpyetje për ish-finalisten Elijona Binakaj. Në pamje ajo shihej në prapaskenë duke shijuar koncertin e reperit Finem, gjë që menjëherë ndezi dyshimet e fansave për një romancë të mundshme mes tyre.

Tani që reality show ka përfunduar, Elijona ka vendosur të sqarojë gjithçka.

 

E ftuar në emisionin Weekend, ajo tregoi se e gjithë situata e krijuar në rrjet e ka bërë vetëm të qeshë. Sipas saj, nuk ka pasur asnjë lidhje personale me reperin.

Ish-finalistja shpjegoi se në atë event ndodhej thjesht si promotere, ndërsa në skenë performonin disa emra të njohur të muzikës shqiptare, mes tyre edhe Mozzik dhe Getinjo.

Pra, sipas saj, gjithçka ka qenë vetëm një situatë pune dhe respekt për muzikën e artistëve që performonin atë mbrëmje – duke i dhënë fund njëherë e mirë thashethemeve për një romancë të mundshme me Finemin.