E mbani mend videon virale që bëri xhiron e rrjetit ndërkohë që Elijona Binakaj ishte ende brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova? Pamjet ku ajo shihej në prapaskenën e koncertit të reperit Finem ndezën menjëherë aludimet e fansave për një romancë të mundshme mes tyre.
Tani që reality show ka përfunduar, ish-finalistja ka vendosur të sqarojë gjithçka.
E ftuar së fundmi në emisionin Weekend, Elijona tregoi se e gjithë situata e krijuar në rrjetet sociale e ka bërë vetëm të qeshë. Ajo theksoi se nuk ka pasur asnjë lidhje personale me reperin.
Sipas saj, në atë event ndodhej thjesht si promotere e mbrëmjes, ku në skenë performonin edhe artistë të njohur si Mozzik dhe Getinjo.
Pra, sipas Elijonës, gjithçka ka qenë vetëm një raport pune dhe respekt për muzikën e artistëve që performonin atë natë, duke i dhënë fund njëherë e mirë thashethemeve për një romancë me Finemin.





