Një video që po qarkullon së fundmi në rrjetin social X ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të Klodi dhe Elijona.
Në pamjet që po shpërndahen në rrjet, dyshja shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin, ndërsa në një moment Klodi duket duke futur dorën pas xhaketës së Elijonës.
Ky moment ka bërë që ndjekësit të reagojnë menjëherë në komente. Disa prej tyre kanë shkruar me humor: “Klodi, kujdes dorën!”, duke e kthyer videon në një nga momentet më të komentuara në rrjet.
Dyshja, të njohur për publikun nga Big Brother VIP Kosova, vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes edhe pas përfundimit të spektaklit. Megjithatë, deri më tani asnjëri prej tyre nuk ka reaguar lidhur me videon që po qarkullon në internet.





