Finalistja e Big Brother VIP Kosova, Elijona, ka bërë një deklaratë që ka ngritur shumë pikëpyetje rreth raportit të saj me Klodin.
Ajo ka zbuluar se gjatë qëndrimit në shtëpi, Klodi e kishte pyetur nëse do të ishte e gatshme të ndërronte fenë për të. Sipas saj, kjo pyetje nuk ka qenë e zakonshme dhe e ka bërë të mendojë se pas saj fshihej një pëlqim i veçantë.
“Kjo më ka lënë me nënkuptu që ka pasur pëlqim ndaj meje”, është shprehur Elijona, duke lënë të kuptohet se ndjenjat mund të kenë qenë më të thella sesa thjesht miqësi.
Nga ana tjetër, Klodi është përpjekur ta zbusë situatën, duke deklaruar se një pyetje të ngjashme ia kishte bërë edhe Benitës, një tjetër ish-banore e shtëpisë, duke lënë të nënkuptohet se nuk kishte pasur ndonjë qëllim personal.
Deklarata e Elijonës ka ndezur debat në rrjet, ndërsa publiku po analizon çdo detaj të raportit mes tyre.





