Elijona nga Big Brother VIP Kosova përkujton xhaxhain e ndjerë me një mesazh të dhimbshëm

Posted by

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Elijona, ka reaguar publikisht për herë të parë pas humbjes tragjike të xhaxhait të saj. Ngjarja që tronditi Gjakovën ka lënë një zbrazëti të madhe në zemrën e saj, të cilën ajo e ka shprehur përmes një postimi në rrjetet sociale.

Elijona ka ndarë një fotografi të xhaxhait të saj dhe ka shkruar:

“Do të më mungosh gjithmonë dhe kujtimet me ty do t’i mbaj përgjithmonë në zemrën time. U prehsh në paqe agji im…”

Ky postim reflekton dhimbjen e madhe dhe lidhjen e ngushtë që ajo kishte me të ndjerin.