“Entuziazmi nuk mjafton!” – Valon Syla paralajmëron: A do të bëhet ndonjë Jashar president?

Posted by

Gazetari Valon A. Syla ka komentuar zërat e fundit në media mbi mundësinë që një nga anëtarët e familjes Jashari të bëhet president i Kosovës. Sipas tij, një rregull i pashkruar në politikë thotë se ai që emërohet para kohe për poste publike zakonisht nuk zgjidhet.

“Populli kosovar është shumë entuziast, por entuziazmi është shenjë e amatorizmit. Profesionisti punon me kokë të ftohtë dhe mbyll punën,” shkruan Syla, duke theksuar se shumë persona tashmë e kanë shpallur president një nga Jasharët, pa e ditur ende se cili do të jetë.

 

Syla shton se entuziazmi dhe falsiteti në politikën kosovare mund të bëjnë që asnjëri nga Jasharët të mos zgjidhet, duke nxjerrë në pah se sa e kanë respektin për familjen figura si Albini dhe Glauku.

Derisa spekulimet vazhdojnë, familja Jashari ende nuk ka dhënë asnjë reagim zyrtar.