Ndjekësit e çiftit të përfolur Klodi dhe Elijona vazhdojnë të shpërndajnë video të ndryshme të tyre në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok, ku fansat kanë krijuar shumë “edits” me momentet e tyre më të komentuara.
Së fundmi, një fans ka tërhequr vëmendjen me një video edit që përmbledh disa nga shikimet romantike të dyshes gjatë kohës sa ishin pjesë e Big Brother VIP Kosova.
Megjithatë, ajo që ka bërë më shumë bujë nuk ka qenë vetëm videoja, por edhe reagimi i Klodit. Fansat kanë vënë re se ai e ka bërë “add to favorites” videon, gjë që është interpretuar nga ndjekësit si një reagim që tregon se ai e ka parë dhe e ka pëlqyer editin.
Pas këtij veprimi, videoja është shpërndarë edhe më shumë nga ndjekësit, duke u bërë një nga momentet më të komentuara mes fansave të dyshes në rrjetet sociale.





