Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se shumë shpejt do të hapet konkursi për rekrutimin e ushtarëve të rinj.
Sipas njoftimit zyrtar, të drejtë aplikimi kanë të rinjtë e moshës nga 18 deri në 25 vjeç. Afati për dorëzimin e aplikimeve do të jetë nga 2 marsi deri më 27 mars.
Të interesuarit mund të marrin informacione të detajuara për kriteret, dokumentacionin e nevojshëm dhe fazat e testimit përmes uebfaqes zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes. Procesi i aplikimit do të realizohet online, përmes platformës së rekrutimit.
FSK-ja vazhdon të ftojë të rinjtë që të bëhen pjesë e saj, duke e cilësuar shërbimin si një mundësi për zhvillim profesional, disiplinë dhe kontribut në sigurinë e vendit.





