Gjesti përfundon në paraburgim për 30 ditë – reagimi i papritur i Xheneta Fetahut po bën xhiron e rrjetit!

Posted by

Këngëtari i njohur Besart Kelmendi, i njohur për publikun me emrin artistik Gjesti, do të qëndrojë 30 ditë në paraburgim, një vendim që ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Pas lajmit për masën e paraburgimit, shumë figura publike dhe fansa kanë reaguar duke shprehur mbështetjen e tyre për artistin. Një nga reagimet që mori vëmendje të madhe ishte ai i modeles Xheneta Fetahu, me të cilën Gjesti kishte qenë pjesë e Big Brother VIP Kosova në edicionin e tretë.

Dyshja kishin krijuar edhe një raport më të afërt gjatë qëndrimit në shtëpi, madje për një periudhë të shkurtër kishin qenë në një lidhje romantike.

Së fundmi, modelja ndau në rrjetet sociale një postim që lidhej me situatën e artistit, duke u interpretuar nga ndjekësit si një mesazh mbështetjeje për të.

Sipas raportimeve, problemi i artistit lidhet me një konflikt me pronarin e kompanisë muzikore Onima, që dyshohet të ketë ardhur për shkak të mosmarrëveshjeve rreth projekteve muzikore dhe çështjeve financiare.

Ndërkohë, Gjesti dyshohet për disa vepra penale, përfshirë “Kanosja”, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ngjarja ka shkaktuar debat të madh në rrjet, ndërsa shumë fansa presin zhvillimet e radhës për situatën e artistit.