Gjykata ia vazhdon paraburgimin Hashim Thaçit në rastin për administrimin e drejtësisë

Posted by

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i është vazhduar paraburgimi në rastin ku ai, së bashku me Bashkim Smakajn, Fadil Fazliun, Isni Kilajn dhe Hajredin Kuçin, akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Vendimi është marrë më 3 shkurt 2026 nga gjyqtari i vetëm i çështjes, Christoph Gosnell,

Ndërkohë, është bërë e ditur se fillimi i gjykimit ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit është caktuar për datën 27 shkurt 2026.

Hashim Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ai po përballet me proces gjyqësor për krime lufte, ndërsa vitin e kaluar ndaj tij është ngritur edhe aktakuza për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.