Mesfushori shqiptar Granit Xhaka është rikthyer nga lëndimi pas një mungese rreth njëmujore, duke i dhënë një lajm të mirë tifozëve.
Mungesa e tij është ndjerë dukshëm te Sunderland, ndërsa rikthimi i tij konsiderohet një përforcim i rëndësishëm për skuadrën në këtë fazë të sezonit.
Megjithatë, trajneri Régis Le Bris ka vendosur të mos e rrezikojë nga minuta e parë. Xhaka pritet ta nisë ndeshjen e sotme nga stoli, me stafin teknik që synon ta fusë gradualisht në ritmin e plotë të garës.
Takimi zhvillohet në stadiumin Stadium of Light, duke nisur nga ora 15:00, në një përballje që pritet me interes të madh nga tifozët vendas.





