I dërguari special presidencial i Shtetet e Bashkuara për misione të veçanta, Richard Grenell, ka reaguar pas vendimit të presidentes së Kosovës për shpërndarjen e Kuvendit.
Grenell e ka cilësuar si lajm të mirë zhvillimin e zgjedhjeve të reja në vend, duke e lidhur këtë situatë edhe me një rikthim të mundshëm në politikë të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Përmes një postimi në rrjetin social X, ai shkroi:
“Lajm i shkëlqyer. Zoti po na përgatit të gjithëve për rikthimin e Hashim Thaçi! Thaçi për Kryeministër”.
Reagimi i Grenell vjen një ditë pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpërndau Kuvendin, duke hapur rrugën për zgjedhje të reja parlamentare. Postimi i tij ka nxitur menjëherë reagime dhe diskutime të shumta në rrjetet sociale dhe në skenën politike në Kosovë.





